Saturday , 20 April 2019

SHQIPËRIA MUNDET 0-2 NGA TURQIA, SHKARKOHET PANUÇI

Ëndrra e tre viteve më parë duket se është shuar pa nisur mirë për kombëtaren shqiptare. Përsëritja e suksesit historik të kualifikimit sërish për në finalet e Kampionatit Europian duket thuajse e pamundur me përbërjën aktuale që ka ajo dhe për më tepër tashmë me një humbje të pësuar që në ndeshjen e parë. Ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” kuqezinjtë tanë kanë zhgënjyer duke u dalë të mundur me rezultatin 2-0. Ndonëse Panuçi ishte mundur të hidhte në fushë një formacion kryesisht mbrojtës, sërish Shqipëria e ka pësuar nga gabimet e vetë lojtarëve të saj. Fillimisht gabon Xhimshiti dhe Xhaka tek goli i parë i turqve në minutën e 21-të dhe më pas, e gjithë mesfusha dhe mbrojtja tek goli i dytë, ai i Çalhanollu në minutën e 55-të.

Ndonjë përpjekje e futbollistëve tanë për të shënuar, ka rezultuar e pafat dhe kësisoj Turqia na ka mundur në këtë ndeshje të parë ndoshta pa u djersitur shumë. Trajneri i saj Senol Gynesh pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij e zgjidhi ashtu si duhet fitoren, duke iu përgjigjur lojës së ashpër të shqiptarëve.

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi ndërkohë, i kontenstuar gjatë ndeshjes nga 13 mijë tifozët e pranishëm në “Loro Boriçi”, është shfaqur nervoz në konferencën e shtypit duke bërë publik edhe problemet e futbollit shqiptar.

Por pavarësisht justifikimeve të Panuçit, Federata Shqiptare e Futbollit paraditen e së shtunës ka vendosur shkarkimin e trajnerit italian, ndërkohë që në ndeshjen ndaj Andorës ekipin do ta drejtojë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …