SHQIPËRIA, NË HESHTJE ZGJEDHORE

Ka nisur prej mëngjesit të sotëm shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër 90 KZAZ-të në 61 bashkitë e vendit. Ndërkohë një ditë më parë policia deklaroi se janë trajnuar 7.779 punonjës të Policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Efektivët do të jenë të angazhuar për sigurimin e 5.417 Qendrave të Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV. Në kuadër të masave të deritanishme të marra nga Policia e Shtetit për garantimin dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor në të gjitha fazat e tij, Policia e Shtetit për të garantuar një proces votimi sa më të qetë për votuesit ka marrë një sërë masash shtesë, masa këto që do reflektohen më tepër duke filluar prej ditës së shtunë e deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Nga strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, po ndiqen me kujdes masat e planifikuara sipas fazave për sigurimin e rendit publik. Policia e Shtetit, me një Plan Masash të detajuar garantoi me sukses mbarëvajtjen e çdo aktiviteti elektoral të zhvilluar gjatë fushatës, si dhe do të garantojë ruajtjen e qendrave të votimit, shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe sigurimin e vendeve të numërimit të votave, gjatë këtij procesi. Janë trajnuar 7.779 punonjës të Policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 5.417 Qendrave të Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV, janë bërë përllogaritjet të punonjësve të Policisë, për automjete, pajisje, komunikim, ushqim etj. Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, në datën 15 Qershor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, në afatin e përcaktuar:

– Listën me 5.876 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.
– Listën me 281 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë. Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje të 84 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat “Komando”.

280 punonjës të Policisë të objekteve, do të angazhohen për sigurimin e objekteve zgjedhore dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor. Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore janë trajtuar dhe po hetohen veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, kryesisht sulme mbi KZAZ dhe punonjësit e policisë të planizuar pranë këtyre KZAZ-ve, djegie të materialeve zgjedhore, vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Janë përcaktuar koordinatorët e Policisë së Shtetit me institucionet ndërkombëtare, nëpunësi ndërlidhës i saj me KQZ, si dhe plotësimi i detyrimeve në kuadër të Task Forcës së krijuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Kryeministri për zgjedhjet, duke bashkëpunuar ngushtë me këto institucione. Policia deklaroi dje se çdo organizim dhe zhvillim i tubimeve dhe protestave në datat 29 dhe 30 Qershor 2019, data që korrespondojnë me periudhën e “heshtjes zgjedhore”, janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal, pasi konsiderohen vepra penale të cilat prekin dhe cenojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të zgjedhësve apo personave për të ushtruar të drejtën e votës, të parashikuara në Kreun e X-të të Kodit Penal. Sipas dispozitave të këtij Kodi, këto vepra penale kanë si masë dënimi atë me burgim nga një deri në pesë vjet.

Lexoni dhe kete

REFORMA ZGJEDHORE, REAGON PËRSËRI ILIR META

Ndërsa publikoi një shkrim të BB-së që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do …