Sunday , 29 November 2020

SHQIPERIA NUK E PERBALLON SPANJEN. RREGJISTRON HUMBJEN E PARE.

Pėrfundon 2-0 pėr La Rojan nė Loro Borici. Kishte shumė Spanjė pėr Shqipėrinė qė nuk mundi tė bėnte asgjė pėrballė spanjollėve qė vodhėn topin pėrgjatė gjithė ndeshjes falė qarkullimit nė kufijtė e perfeksionit dhe arritėn tė shėnonin nė pjesėn e dytė, me njė gabim tė Etrit Berishės qė i hapi rrugėn fitores sė miqve.

Sugjestionues emrat e Spanjės me Lopeteguin qė hidhte Vitolon, Alcantarėn dhe David Silvėn nė mbėshtetje tė Diego Kostės, konfirmonte formacionin e paralajmėruar nė Sport News, De Biasi me plot 5 ndryshime nė krahasim me Lihtenshtejnin, Agolli nė krah nė vend tė Alijit, mesfusha reparti mė i transformuar me Lilėn e Xhakėn para mbrojtjes pėr njė digė muskuloze me Memushajn pak mė para, ndėrsa Lenjani rikthehej nė tė majtė nė vend tė Lullakut. E jashtėzakonshme atmosfera nė Loro Borici kulmi si gjithmonė nė momentin e kėndimit tė Himnit.

Sic pritej Shqipėria nis tė luajė me kujdesin maksimal, aktiv qė nė fillim De Biasi i vetėdijshėm se cdo gabim ndaj Spanjės paguhet. Shkėndija mes Andi Lilės dhe Pique qė nė nisje, me mbrojtėsin e Barcelonės qė mer topin me faull ndaj Agollit nė zonėn e Berishės nė minutėn e 6 duke u paralajmėruar nga arbitri. Pas 10 minutave lojė Shqipėria shikon veten nė superioritet numerik nė kundėrsulm, Lenjani kroson nga e majta por nuk ka goditje nė portėn e De Gea-s. Nė tė 12, Spanja shumė pranė golit me Koke qė del para porte por Berisha bėn mrekullinė. Akoma mė fantastik portieri i kuqezinjve nė tė 18 me njė hedhje nė ekstrem nė goditjen e Vitolos. Spanja me zotėrimin e topit stacionohet nė gjysmėfushėn tonė por deri nė 3/4 pasi e ka tė vėshtirė tė cajė, padyshim i shqetėsuar nė stol Gianni De Biasi, mjaft ta shohėsh se si i drejtohet Hysajt.

Nė minutėn e 35 vjen goditja e parė drejt portės sė De Geas, nga e majtė nė tė djathtė me Lenjanin pėr Roshin qė godet fluturimthi me topin qė del pėr pak jashtė portės. Nė tė 38 Vitolo arrin tė depėrtojė nė zonė me Berishėn qė i pozicionuar mirė neutralizon rrezikun. Bėhen dramatike minutat e fundit tė pjesės sė parė, por mban autobuzi i De Biasit dhe pjesa e parė mbyllet pa gola e me Lenjanin qė lė fushėn i gjakosur pas njė kontakti nė fushė dhe nė tė dytėn e nis Aliji nė vend tė tij. Vijon presioni i spajollėve me Piken qė si gjithmonė bėn para nė goditjet standart, provon nė tė 51 edhe David Silva qė lirohet nga markimi dhe provon nga larg, kanė padyshim klas spanjollėt por goli qė ndryshon rrjedhėn vjen nga njė gafė e Berishės nė minutėn e 54, kthim i gabuar i topit qė kthehet nė asist pėr Vitolon, David Silva del i vetėm para portės dhe me zgjuarsi pason nė tė majtė te Diego Kosta qė e ka tė lehtė tė shėnojė me portėn bosh.

1-0 pėr Spanjėn dhe gjithcka bėhet mė e vėshtirė pėr Shqipėrinė qė e vuan psikologjikisht dsiavantazhin, nė tė 63 Nolito i futur nė lojė vetėm prej tre minutash, djeg Hysajn nė tė djathtė depėrton nė zonė pėr tė cuar topin aty ku nuk shkon dot Berisha. 2-0 dhe De Biasi provon tė ndryshojė dicka duke futur Bashėn nė vend tė Memushajt, dhe Hykėn nė vend tė Xhakės .Del mes duartrokitjeve nė Shkodėr dhe Andres Iniesta, ndėrsa dhe Sergio Ramos detyrohet tė lėrė fushėn menjėherė mė pas pas njė dueli ajror me Andi Lilėn. Shqipėria provon tė bėjė dicka mė tepėr pėrpara por e ka tė pamundur dhe pėrfundon me njė disfatė 2-0 mes shiut nė Shkodėr. Kundėr kėsaj Spanje nuk mund tė jetė njė tragjedi mer tė kuqtė qė gjithsesi largohen mes duartrokistjesh. Pas rezultateve tė fundit nė grup Shqipėria e shikon veten nė vendin e tretė pas Spanjės dhe Italisė qė kryesojnė me nga 7 pikė, kuqezinjtė gjenden nė kuotėn e 6 pikėve, po aq sqa dhe Izraeli, beteja e vėrtetė do tė jetė pikėrisht me tė, muajin e ardhshėm.

Lexoni dhe kete

TƋ PREMTEN NƋ “LORO BORIƇI”, SHQIPƋRI – QIPRO

KombĆ«tarja e ShqipĆ«risĆ« nĆ« futboll pĆ«r femra do tĆ« luajĆ« tĆ« premten nĆ« stadiumin “Loro …