SHQIPERIA NUK PERMBUSH STANDARDET PER ELEMINIMIN E TRAFIKUT NJEREZOR

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Ky raport i përvitshëm, këtë herë fokusohet tek mënyrat e efektshme me të cilat komunitetet lokale mund të luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore në mënyrë parandaluese, si dhe tek mënyrat se si mund të ndihmojnë qeveritë në fuqizimin e tyre Shqipëria vazhdon të jetë në grupin e dytë, ku janë të përfshira vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur ato. Shtetet, ndahen në tri kategori, tek e para hyjnë vendet, qeveritë e të cilave përmbushin standardet minimale dhe në të tretin, vendet që nuk i plotësojnë standardet dhe që nuk bëjnë përpjekje.

Në kapitullin e raportit për Shqipërinë, thuhet se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore; megjithatë, thuhet në raport, qeveria është duke bërë përpjekje të rëndësishme për të arritur këtë synim. Raporti vë në dukje se janë disa sektorë kyç për të cilat qeveria nuk i ka plotësuar standartet minimale. Qeveria vazhdon t’i ndëshkojë viktimat e trafikimit për shkeje ligjore, pasojë e drejtpërdrejtë e faktit që viktimat janë detyruar t’i nënshtrohen trafikimit. Qeveria ka raportuar më pak raste ndjekjesh penale e dënimesh dhe autoritetet vazhdojnë t’i ndjekin penalisht disa trafikantë nën akuza më të lehta, siç është ajo për shfrytëzim prostitucioni. Qeveria ka vonuar financimin e strehëve të sigurta të drejtuara nga OJQ-të dhe hetimet e ndjekjet penale nuk i ka bërë vazhdimisht duke u nisur nga parimi që në qendër të tyre të jetë viktima.

Policia, thuhet në raport, jo gjithmonë i identifikon viktimat e trafikut mes individëve të përfshirë në prostitucion. Sikurse është thënë në raportet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore që nga viti 2014, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, sidomos gjatë sezonit turistik, thuhet në raport.

Lexoni dhe kete

SHERBIMET SOCIALE VENDORE, REALITETI E SFIDAT E SE ARDHMES

Bashkia Shkodër, në kuadër të krijimit të shërbimeve të përkujdesit social dhe qëndrueshmërisë së tyre, …