Thursday , 29 October 2020

SHQIPTARET NE ARKIVAT MALAZEZE

Hajrullah Hajdari studjuesi nga Mali i Zi ka zhvilluar në Shkodër promovimin e tre librave të tij studimor, që kanë një rëndësi të vecantë pasi ekspozojnë për herë të parë dokumente nga arkivat e Malit të Zi që për shumë dekada kanë qenë të mbyllura. Promovimi i librave studimor u bë në Bibliotekën ” Marin Barleti” të Shkodres.

“Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri me 1941”, “Ulqini në Dokumentet Malazeze (1880 – 1915)”. “Pronat Dypalëshe të Shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri – Mal i Zi” janë tre botimet që u promovuan nga autori Hajdari.

Këto botime janë të një rëndësie të veçantë, pasi ekspozojnë për herë të parë dokumente nga arkivat malazeze, të cilat për shumë dekada kanë qënë të mbyllura, si dhe nga arkivat shqiptare.

Studime këto që për autorin Hajrulla Hajdari kanë zgjatur mbi 30 vite, dhe që hedhin dritë mbi një të shkuar të popullit Shqiptar, por që shërbejn edhe si stduime për të krijuar një pasqyrë për arsyet e gjendjes së këtij populli në Ballkan.

Lexoni dhe kete

SITUATË PROBLEMATIKE NË KALANË E LEZHËS

Kjo është situata e krijuar në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës pas reshjeve të …