“SHQIPTARËT PO PËRBALLEN ME NJË REGJIM TË NGJASHËM TË 22 MARSIT 1992”

Shqiptarët sot po përballen me një tjetër sistem, me një tjetër regjim, të ngjashëm me atë që rrëzuam në 22 mars 1992. Sot shqiptarët po ikin çdo ditë. Kjo e bën më të dhimbshme realitetin tonë të përbashkët në Shkodër dhe në Shqipëri. Kështu u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, teksa mori pjesë në aktivitetin përkujtues të 13 dhjetorit të vitit 1990, ku u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist.

Ndërkohë kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli vuri theksin tek roli i Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve.

29-vite më parë shkodranët e rrëzuan të parët bustin e Enver Hoxhës, duke i hapur rrugë më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në të gjithë vendin.

Lexoni dhe kete

MBI 500 LINDJE NË MATERNITETIN E SHKODRËS NË PERIUDHËN E PANDEMISË

Që nga data 9 mars, kur është shënuar rasti i parë me Covid-19 në vend, …