Wednesday , 19 February 2020

SHTEPIA E BRAKTISUR E VELLEZERVE HASANAJ

Vëllezërit Luan, Lulzim dhe nëna e tyre Nure Hasanaj kanë vite që nuk jetojnë në Kamicë. Banorët e këtij fshati në Malësi të Madhe shprehen se sa I njohim ne janë familje e mirë shprrehen banorët, por tashmë cdo gjë ka ndryshuar.

Vëllezërit Luan e Lulzim Hasanaj së bashku me nënën e tyre kanë jetuar në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut në Malësi të Madhe. Fqinjët e tyre shprehen se nuk kemi kontakte me këtë familje, arsyet nuk I sqarojnë, por shprehen se deri në fillimet e viteve 90-të kanë pasur marrdhënie të mira fqinjësore por më pas secili ka parë punët e veta.

Shtëpia është plotësisht e braktistur, ndërsa shihet qartë se në të ka kohë që nuk jeton askush. Luan e Lulzim Hasanaj së bashku me nënën e tyre janë ndaluar të dielen nga policia kufitare në afërsi të kufirit kroat ku mësohet se kanë deklaruar se janë nga Kosova dhe nuk kanë dokumenta me vete.

Millutin Lekoviq së bashku me kolegun e tij pasi kanë kryer kontrollin rutin ndaj tyre janë drejtuar drejtë komisariatit të Hercegnovit kur Luan Hasanaj e ka qëlluar me armë pistoletë në kokë. Luan e Lulzim Hasanaj janë të njohur edhe për policinë Shqiptare, ku me 5 maj të 2018 në fshatin Kamicë kanë plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin Ylli Berishaj, për cka gjykata e Shkodrës Lulzim Hasanaj me vendim të korrikut të 2019 ka liruar nga burgu shtetasin Lulzim Hasanaj, duke denuar me 5 vjet shërbim prove, ndërsa Luan Hasanaj e ka denuar me 5 vite heqje lirie. Ky I fundit mësohet se që nga maji I 2018-es ka qenë në arrati. Edhe para prokuorit të Prokurorisë së Lartë të Malit të Zi të tre të arrestuarit kanë mohuar të jenë shtetas nga Shqipëria duke deklaruar se janë nga Kosova. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë arrest me burg prej 72 orësh deri ne kryerjen e hetimeve paraprake dhe caktimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Malit të Zi.

Lexoni dhe kete

VOLTANA ADEMI REAGON PER NGJARJEN

Pranë administratorit te Vllaznisë Suad Licit ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. e cila …