Tuesday , 29 September 2020
Breaking News

SHTËPIA E FËMIJËS DHE KARANTINA

Shkodra vijon të mbetet “zonë e kuqe”. Kjo situatë ka penguar hapjen e institucioneve të kujdesit siç është dhe shtëpia e fëmijës. Nga data 12 mars fëmijët dhe stafi i shtëpisë së fëmijëve janë të karantinuar. Turnet e mësuesve pas një muaj janë ndërruar, por si e kanë përballuar 26 fëmijët këto muaj izolim.

Ata tregojnë se fillimisht situata ka qenë e vështirë, por më pas janë përshtatur duke u munduar edhe t’i bënin fëmijët të kuptonin situatën e vështirë me të cilën duhet të përballeshin. Pas kaq kohësh të izoluar ata po përballen dhe me disa mungesa.

Gjithashtu atyre ju mungon shkolla dhe aktivitetet e tjera. Fëmijët ndajnë rrëfimet e tyre, ndërsa u shpreh se i ka munguar shkolla dhe se qëndrimi në karantinë ka qenë i vështirë. Kjo kohë ju shërbeu të mësojnë si gatuhen ëmbëlsira ndaj para se të largoheshim fëmijët ata gostisën me një të tillë.

Shtëpia e fëmijës në Shkodër ka mbi dy muaj që është në karantinë e sëbashku me to edhe stafi. Një sakrificë e cila është shumë e rëndësishme për stafin e kësaj shtëpie fëmijës.

Lexoni dhe kete

PROTESTË E BANORËVE TË FSHATIT HOT I RI

Banoret e fshatit Hot i Ri te Shkodres kane bllokuar per rreth 20 minuta aksin …