SHTËPIA E FËMIJËS SHKOLLOR NË SHKODËR NË KARANTINË

Disa nuk i njohin prindërit që i kanë sjellë në jetë. Të tjerët, nuk i kanë pranë për shkak se ata nuk kanë mundësi ekonomike për ti rritur vetë. Izolimi prej parandalimit të koronavirusit i ka lidhur edhe më shumë me kujdestarët, të cilët kanë lënë në shtëpi fëmijët e tyre dhe po qëndrojnë me ta 24 orë në 24.

E kemi fjalë për atë që ndodh brenda mureve të Shtëpisë të Fëmijëve shkollorë në Shkodër. E kemi fjalë për atë që ndodh brenda mureve të Shtëpisë të Fëmijëve shkollorë në Shkodër….

Edhe fëmijët, fillimisht e patën të vështirë të ambientoheshin me izolimin. Xhuli tregon se mësimet i merr përmes kanalit televiziv publik. Kjo gjimnaziste lexon dhe libra jashtë shkollore, prej të cilave merr mesazhe shumë edukative. Xhuli është mirënjohëse për sakrificën e personelit të kësaj shtëpie…

Në këtë Shtëpi të fëmijëve shkollorë, në Shkodër aktualisht janë të izoluar 30 fëmijë të braktisur ose të lënë nga prindërit e tyre për të jetuar në kushte më të mira dhe 6 punonjës, të cilët që nga data 13 mars janë të izoluar së bashku me 30 fëmijët.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …