SHTEPIA E TAFILEVE NUK NDODHET ASKUSH

Gjykata e Krujës ka liruar me kusht Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit.Ai ishte i dënuar me 25 vite burg për përfshirje në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit.Genc Tafili kishte kryer 17 vite burg në Fushë-Krujë.Vendimi për lirimin e tij me kusht u mor nga Gjykatësja e Krujës. Ndërsa në Shkodër në lagjen Ndocaj në shtëpinë e familjes Tafili nuk banon askush.

Historia e konflikteve ndërmjet familjes Tafili dhe ish-shefit të krimeve në Shkodër Prelë Pjetrushi nisi më 2 gusht të vitit 2000, kur policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, I cili akuzohej për vrasjen e Skënder Geci, në këtë aksion për arrestimin e Bahri Tafilit dhe djalit të tij Genc Tafili mbeti I vrarë Drejtori I Policisë së Shkodrës Arben Zylyftari. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2000, ku u vra kreu i Policisë së Shkodrës, familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish-shefin e krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacionin për kapjen e të kërkuarit. Familja Tafili, gjatë gjithë këtyre viteve pretendoi se drejtori Arben Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve. Por cila është kronologjia e ngjarjeve të cilat u zhvilluan pas 2 gushtit të vitit 2000.

Me 22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushi i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri kur do të futej në banesë, por fatmirësisht shpëtoi, si autor I kësaj ngjarje u arrestua Admir Tafili. Me 2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme të dhënë nga burgu i Shën Kollit në Lezhë. Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili. Me 18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushit. Admir Tafili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pas orë pasi kishte kryer vrasjen në Grudë të Shkodrës. Familja Tafili ka vite që është larguar nga Shqipëria dhe mësohet se përvec Genc Tafili I liruar një ditë më parë dhe Admir Tafilit që vuan denimin me burg të përjetshëm nuk ndodhet askush nga familjarët në Shqipëri nga frika e hakmarrjes.

Lexoni dhe kete

BURG TE PERJETESHEM PER MILOVAN PARUBI, VRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi …