Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

SHTOHEN MASAT DISIPLINORE PËR MATURËN SHTETËRORE

Një masë ndëshkimore të rëndë për ata maturantë që shkojnë në provim me celularë. Ky është urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit Rinisë e Sporteve i publikuar këtë të shtunë nga Ministrja Besa Shahini. Sipas këtij vendimi, maturantët që konstatohen me celularë përjashtohen menjëherë nga provimet dhe mund t’i japin një vit më pas.

“Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me #celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t’i japë ato pas një viti. #MaturaShtetërore2020”, shkruan Shahini. Ndërkohë, siç është bërë e ditur më herët, vlerësimi i provimeve për maturën 2020 do të jetë elektronik.

Lexoni dhe kete

GERRYERJA E TOKES NGA LUMENJTE DRIN E BUNA

Mbi 5 dynym toke eshte gerryer nga rrjedha lumenjve. Agim Metani nga Shkodra po humbet …