SHTOHEN PESHKAREXHAT NE PORTIN E SHENGJINIT

Numri i peshkarexhava që ankorohen në portin e Shëngjinit është rritur ndjeshem, duke e krahasuar me një vit më parë. Aktualisht ankorohen 60 peshkarexha të mëdha e të vogla, por kjo nuk është shoqëruar me investime në port. Shqetësimi është ngritur nga peshkataret të cilët thonë se kanë veshtiresi në ankorimin e peshkarexhave, pasi mungon infrastruktura e nevojshme.

Siç thonë dhe peshkataret heqja e akcizes së naftes për anijet e peshkimit, heqja e tvsh për materialet e bordit si dhe lufta kundër informalitetit e kanë zhvilluar sektorin e peshkimit. Ndërkohë në Shëgjin do të ngrihet edhe kantieri për riparimin e anijeve, pasi subjektet private do të mbështeten nga qeveria për realizimin e këtij investimi.

Lexoni dhe kete

RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS, KONFINDUSTRIA KUNDËR BALLUKUT

Konfindustria shprehet e shqetësuar lidhur me nismën e fundit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, …