SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, Flamurtari do të presë Vllazninë. Kjo e fundit po u jep dorën e fundit përgatitjeve dhe sipas mesfushorit Ndriçim Shtubina tashmë skuadra është gati. Në një prononcim për televizionin Rozafa, ai ka folur edhe për çështjen e bojkotit duke theksuar se tashmë çdo gjë është lënë pas dhe mendja është vetëm tek ndeshja.

I pyetur ndërkohë në lidhje me atë nëse Vllaznia do ta nisë apo jo me fitore këtë pjesë të fundit të kampionatit, Shtubina deklaron se duhet bërë kujdes ngaqë kuqeblutë ndaj skuadrave të tilla shpeshherë kanë shfaqur probleme.

Takimi Flamurtari- Vllaznia do të luhet të mërkurën në orën 17.00 në stadiumin e Vlorës dhe ekipi shkodran padyshim që objektiv ka vetëm fitoren.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …