SHTUBINA: SKËNDERBEUN E KEMI MUNDUR DY HERË, E MUNDIM SËRISH

Sfida e së shtunës me Skënderbeun është edhe më e vështirë se ajo me Luftëtarin megjithatë me një përkushtim maksimal të gjithë skuadrës, mund t’ia dalim per nje rezultat pozitiv. Kështu është shprehur njëri prej lojtarëve të Vllaznisë, pikërisht Ndriçim Shtubina i cili ka qenëi ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa.

Në këtë emision kane qenë të ftuar edhe trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi që ka folur për sukseset e këtij sporti dhe perspektivën e tij të sigurtë në Shkodër. Po ashtu, ka qenë i ftuar edhe anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit Ilir Taflaj që është ndalur kryesisht tek progresi që ekipet kombëtare të basketbollit janë duke bërë kohët e fundit në aktivitetet ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …