Saturday , 24 October 2020

SHTYHET “FINALJA” KAMZA – BESELIDHJA

“Finalja” e madhe e Grupit A në Kategorinë e Parë mes Kamzës dhe Besëlidhjes, e planifikuar për t’u luajtur në orën 14:00 të së premtes, nuk u zhvillua.Organet kompetente të Policisë së Shtetit, nuk e kane marrë përsiper këtë ndeshje për arsye sigurie dhe i kanë sugjeruar zyrtarëve të ndeshjes dhe të dyja skuadrave, zhvillimin e këtij takimi, në javet në vijim.Në këtë mënyrë delegati i ndeshjes, Marius Sulejmani, nuk ka lejuar fillimin e takimit.

Forcat e rendit e bënë të ditur vendimin e tyre një ore para nisjes së takimit dhe skuadrat nuk dolën fare në nxehmje. Gjithashtu u negocia që ndeshja të zhvillohej në orën 15:00 vetëm me praninë e policisë private, por duke qënë se numri i tifozëve të pranishëm ishte i madh, nuk u ra dakord për diçka të tillë. Në bazë te rregullores së aktivitetit, FSHF vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet në një ditë tjetër, teksa shumë shpejt do të njoftohet zyrtarisht për datën dhe orën e re për këtë ndeshje.

Të shumte ka qenë tifozat nga Lezha të cilët u nisen në mënyre të organizuar diten e djeshme drejt Kamzes, pasi nuk kishin dijeni se ndeshja nuk do të zhvillohej.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA MËSON TË ENJTËN KUNDËRSHTARIN E “CHAMPIONS”

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, do të mësojë mesditën e …