Saturday , 16 February 2019

“SHTYRJA E HAPJES SE NEGOCIATAVE, E PRITSHME”

Shtyrja e hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë shihet me shqetësim nga opozita. Por, një gjë e tillë ka qenë e paralajmëruar sipas deputetit të Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi. Kjo sepse kushti kryesor ka qenë implementimi i reformës në drejtësi dhe një gjë të cilën qeveria nuk e ka bërë duke përdorur dyftyrësi me qytetarët.

Për këtë, Rama duhet të japë dorëheqjen shton Gurakuqi.

Ai komenton edhe akuzat e qeverisë se opozita po bllokon hapjen e negociatave.

Ndër të tjera, deputeti i PD në Qarkun Shkodër shtoi se opozitës po i bllokohet fjala dhe institucionet janë të kapur nga njerëz të lidhur me qeverinë.

Lexoni dhe kete

NË MAJ SHKODRA PRET DY QEVERITË SHQIPËRI-KOSOVË

Në muajin maj do të mbahet sërish një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës …