Saturday , 20 January 2018
Breaking News

SHUHET NE ORET E MENGJESIT TE SE MERKURES ZJARRI NE LAÇ

Një zjarr i rënë pasditen e Marte në kuroren e gjebert të qytetit të Laçit rrezikoj kishen e Shna Ndout si dhe dhjetra banesa. Flaket u përhapen me shpejtesi në një siperfaqe të konsiderushme kjo e ndihmuar dhe nga era e fortë. Në oret e mbremjes situata u perkeqesua dhe zjarri ju afrua qytetit, duke rrezikuar lagjen Sanxhak.

Për të shmangur rrezikun u evakuan disa familje. Pas shume oresh luftë me flaket zjarri u lokalizua dhe u shua plotesisht në oret e para të mëngjesit të dites së sotme. Në operacion moren pjese dhjetra forca policore, zjarrfikes dhe ato te ushtrise. Deri vone per shuarjen e tij u aktivizua dhe nje helikopter por me pas vatra e zjarri eshte lokalizuar dhe izoluar me mjete zjarrfikese dhe forcave te ushtrise.

Siperfaqe të medha me pisha janë shkrumbuar por një bilnac më i plote për demet pritet të dale më vone. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri por dyshimet janë për zjarvenie të qëllimshme.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …