SIGURACIONI I MAKINAVE, NDRYSHON LIGJI

Siguracion që nga momenti i blerjës së makinës, pavarësisht se ajo mund të jetë e sigurura vetëm pak ditë më parë, është ky propozimi që jepën në draftin e ri për skemen e sigurimit të automjeteve. Në draft parashihet që çdo drejtues mjeti që blen makinë të re, do t’i duhet të paguajë kontratë të re sigurimi momentin e kalimit të pronësisë, pavarësisht nëse mjeti mund te këtë një kontratë sigurimi. Ndryshimi vjen përmes një drafti të ri për sigurimin e mjeteve, i cili nuk lejon më që kontrata e sigurimit t’i kalojë blerësit të ri pa asnjë pagesë shtesë.

Aktualisht çdo pronar mjeti që shet makinën, kalon te blerësi edhe policën e sigurimit të mjetit për periudhën e mbetur. Blerësi thjesht duhet të paraqitet pranë kompanisë përkatëse të sigurimit për të kaluar në emër të tij pjesën e mbetur të kontratës pa bërë pagesë shtesë. Ndërkohë që drafti i ri përcakton që pronari i ri duhet të paguajë kontratë të re sigurimi, ndërkohë që shitësit i kthehen paratë për pjesën e mbetur të periudhës së sigurimit.

“Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”, – thuhet në draft-ligj. Mesatarisht në Shqipëri ka një shitje prej 30 mijë dëri në 40 mijë të automjeteve me targa shqiptare, ndërsa një siguracion i thjeshtë i makinës kushton 14.000 deri në 16.000 lekë. E ndërsa me këtë vendim shtohen edhe më tepër të ardhurat për kompanitë e sigurimeve. Drafti tashmë pritet të miratohet ndërsa zbatimi i tij duhet të nis që me 1 shtator.

Lexoni dhe kete

TRAFIKU GJATE SEZONIT VEROR, JA AUTOMJETET DHE AKSET KU DO KUFIZOHET QARKULLIMI

Ministri i Infrastrukturës dhe ai i Brendshëm kanë përcaktuar kategoritë e automjeteve dhe akset rrugore, …