SIGURIA USHQIMORE, AKSIONET E AKU NË TERREN

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimet dhe kontrollet rigoroze për të garantuar shëndetin e secilit prej qytetarëve. Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, gjatë këtyre ditëve, ka kryer një sërë monitorimesh në markete, supermarkete, furra buke dhe njesi te ndryshme prodhimi dhe tregtimi mishi dhe fruta-perimesh. Fokusi kryesor është zbatimi i masave të vendosura higjeno-sanitare (maska, doreza dhe dezinfektimi i ambienteve), ruajtja e distancës, tregtimi i bukës së paprerë dhe ajo çka nuk duhet asesi të ndodhi, abuzimet me çmimet dhe sigurine ushqimore në kurriz të sakrificës së përbashkët.

Monitorime po kryhen edhe në bashkëpunim me Drejtorine Rajonale të Hetimit Tatimor dhe Policinë e Shtetit. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për zbatimin rigoroz të masave të marra në kuadër të luftës së pandalur ndaj COVID-19, vihet re se një pjesë e Operatorëve të Biznesit Ushqimor janë ndërgjegjësuar dhe i janë përgjigjur thirrjes ashtu si edhe këshillave që inspektorët e AKU-së po japin, ku theksi vihet pandalim tek forcimi dhe zbatimi i masave rigoroze kundër përhapjes së COVID-19.

Thirrjes së AKU-së që subjektet të merrnin masa të menjëhershme për mbulimin e produkteve fruta-perime dhe shërbimin e tyre vetëm nëpërmjet kapjes me dorashka, i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët e kanë vënë në zbatim. Trupa inspektuese e AKU-së eshte çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, ndërgjegjësimin e subjekteve dhe të konsumatorëve, ashtu si edhe marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme për çdo rast abuzimi dhe tentative për shkeljen e ligjit.

Lexoni dhe kete

MBI 500 LINDJE NË MATERNITETIN E SHKODRËS NË PERIUDHËN E PANDEMISË

Që nga data 9 mars, kur është shënuar rasti i parë me Covid-19 në vend, …