SINDRIT GURI “GJEN GOLIN” NË BELGJIKË. I SHËNON ANDERLEHTIT

Vetëm dy ndeshje në kampionatin belg I kanë mjaftuar sulmuesit shkodran Sindrit Guri të shënonte golin e parë. Nëse në ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës së tij të re Ostende nuk arriti të shënonte por vetëm të asistonte në njërin prej golave të saj, këtë herë ia ka dalë vetë ta dërgojë topin në rrjetë. Ka ndodhur kështu pikërisht ndaj skuadrës më të njohur të Belgjikës- Anderleht. Ndeshja është fituar me rezultatin e thellë 5-2 nga kjo e fundit megjithatë për Gurin ka patur rëndësi paraqitja e mirë në fushë dhe fakti që ka shënuar. Për më tepër, që në tribunën e stadiumit ka qenë edhe trajneri I kombëtares shqiptare Kristian Panuçi. Udhëtimi i tij deri në Belgjikë nuk i ka shkuar kot sepse ka konstatuar një formë shumë të mirë sportive të lojtarit të sapoafruar në kombëtare.

Dhe për më tepër, ka parë edhe një gol të tij. Ka qenë minuta e 58-të e ndeshjes kur sulmuesi shtatëlartë shkodran ka arritur të ngushtojë shifrat për skuadrën e tij nga 2-0 në 2-1 por vetëm kaq sepse vendasit kanë shënuar edhe gola të tjerë duke fituar me rezultat të thellë. E rëndësishme kuptohet që për Gurin ka qenë ambjentimi sa më I shpejt me skuadrën e tij të re por edhe me futbollin belg dhe këtë mesa duket po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme. Një asist në ndeshjen e parë dhe një gol në të dytën, e kanë shndërruar 24 vjeçarin në protagonist të ekipit Ostende.

Madje, pas ndeshjes së djeshme tifozët e kësaj skuadre në sondazhin e hapur për të vlerësuar lojtarin më të mirë të skuadrës së tyre në ndeshjen ndaj Anderleht, kanë shpallur si të tillë Sindrit Gurin që ka marrë 42 për qind të votave. Jo keq për një futbollist që ka vetëm pak kohë tek kjo skuadër megjithatë me mënyrën si po luan, ka fituar menjëherë simpatinë e tifozëve. Objektivi I sulmuesi shkodran është të shënojë të paktën 10 gola në kampionatin e sivjetëm dhe mënyra si e ka nisur karrierën në futbollin belg, tregon se mund t’ia dalë.

Lexoni dhe kete

KOHË RINOVIMESH, NË SHKODËR S’KA MË “MILIONERË”

Tek Vllaznia deri më tani çështja kryesore ka qenë ajo e emërimit të trajnerit të …