SINDRIT GURI SHËNON 4 GOLA NË MIQËSOREN E DYTË

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri shfaqet sërish protagonist me skuadrën e tij të re duke shënuar sërish edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar me të. Kështu ai po i krijon gjithnjë e më shumë hapësira vetes në rreshtimin e Ostende, duke luajtur rregullisht mes titullarëve e ajo që është me e rëndësishmja për një sulmues, duke shënuar gola. Kështu ka ndodhur edhe dje, në një test miqësor që Ostende ka fituar me shifrat e thella 14-0 ndaj një ekipi amator austriak.  Sulmuesi shkodran ishte protagonisti absolut i suksesit të skuadrës, duke shënuar golin e dytë, të tretë, të shtatë dhe të tetë për ekipin e tij dhe që vulosën fundin e pjesës së parë për ekipin e tij. Katër gola në një pjesë loje ishte një bilanc mëse pozitiv për sulmuesin shqiptar, i cili dha edhe dy asist për shokët e skuadrës. Më pas ai u zëvendësua në pushimin e ndeshjes, sepse trajneri dëshironte të shihte edhe lojtarët e stolit.

Me formën që po tregon në këto ndeshje përgatitore, duket se Guri ka treguar se është ambientuar shpejt me ekipin e tij dhe se nuk do të ketë probleme në sezonin e parë në kampionatin belg me fanellën e Ostende. Në klub e shohin atë si një prej investimeve më të rëndësishme që kanë bërë këtë vit dhe nëse sulmuesi vazhdon të shënojë me ritëm të rregullt edhe kur të vijnë ndeshjet zyrtare, nuk është aspak çudi që të përjetojë një sezon si protagonist kryesor në kampionatin belg. Guri u largua një muaj më parë nga Kukësi duke firmosur për këtë skuadër dhe deri më tani gjërat I kanë shkuar mirë. Dy gola në miqësoren e parë,katër në të dytën dhe përpos kësaj, trajneri I ka besuar edhe gjuajtjet e 11-metërshave, çka tregon se ai e konsideron një futbollist shumë të rëndësishëm. 24 vjeçari shkodran e ka marrë me shumë dëshirë këtë aventurë të re dhe pritet të shpërthejë me lojën dhe golat që do të shënojë.

Lexoni dhe kete

NË FUNDJAVË KAMPIONATI I ÇIKLIZMIT, VLLAZNIA PRETENDENTE

Këtë fundjavë, pikërisht të shtunën dhe të dielën, në Tiranë do të zhvillohet gara më …