Tuesday , 18 December 2018

SINDRIT GURI SHËNON SËRISH NË BELGJIKË

Për sulmuesin shkodran Sindrit Guri gjërat vazhdojnë në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e tij të re, Ostende në Belgjikë. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e katërt miqësore që ekipi I tij ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe para fillimit të kampionatit. Me golin e djeshëm, e ka çuar në shtatë numrin e tyre, një shifër kjo shumë e kënaqshme për një sulmues dhe për më tepër, me një skuadër të re. 24 vjeçari shkodran po ambjentohet shumë mirë në futbollin belg dhe drejtuesit e skuadrës janë mëse të kënaqur me blerjen e bërë.

Në takimin e rradhës, skuadra e Gurit ka luajtur miqësoren përballë Zuelte, skuadër në të cilën luan ish- sulmuesi I Skënderbeut Olajinka. Lojtari I kombëtares shqiptare ka shënuar golin e barazimit në këtë ndeshje dhe më pas, kanë qenë futbollistët e tjerë të Ostende që kanë shënuar edhe tre gola të tjerë duke sigluar fitoren e thellë 4-1. Ish- sulmuesi I Vllaznisë dhe I Kukësit ka kapur tashmë një formë të cilën ai është duke u munduar ta mbajë sa më gjatë. Firma me Ostende konsiderohet një hap I rëndësishëm në karrierën e tij megjithatë ai nuk ka ndër mend të ndalet këtu.

Kalimin në kampionatin belg e konsideron vetëm hapin e parë për kalimin në një kampionat më të fortë. Kjo do të ishte diçka fantastike për të megjithatë ai duhet ta ruajë këtë formë edhe në ndeshjet zyrtare ku duhen golat e tij.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një tjetër disfatë për ekipin e basketbollit …