SINJALISTIKA E DISTANCËS FIZIKE NË TREGJET E SHKODRËS

Bashkia Shkodër realizon sinjalistikën e distancës fizike në tregjet e qytetit, me qëllim që të favorizohet ruajtja e shëndetit të njeri tjetri. 1.5 metër distancë nga tjetri do te thotë distance fizike për të mos e transmetuar virusin COVID-19 dhe për këtë bashkia ka marrë masat në tregjet e Zdrales dhe Rusit.
Në ditët e fundit, vihet re një ulje e numrit të blerësve në tregjet e Shkodrës, si shkak edhe i shtimit të masave dhe prezencës së shtuar të forcave të policisë dhe ushtrisë në hyrje të tregjeve, ku për të dalë për të bërë pazar një qytetar duhet pajisur me leje.
Ndërkohë ka rënie edhe të numrit të infektuarve në Shkodër, ku fatmirësisht këtë të enjte nuk ka rezultuar asnjë person pozitiv me virusin.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …