Wednesday , 27 January 2021

SISTEM ELEKTRONIK PËR BARNAT FALAS

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën me dije se është siguruar financimi i plotë për paketat e trajtimit ambulator falas për pacientët që trajtohen në shtëpi.

Rimbursimi 100% dhe financimi nga shteti për paketën e trajtimit me barna për të gjithë qytetarët të cilët kanë forma të lehta dhe të moderuara të sëmundjes, është një tjetër hap drejt mbështetjes së qytetarëve, drejt angazhimit dhe kujdesit që qeveria shqiptare ka për gjithë qytetarët, – tha Manastirliu.

Ajo vlerësoi punën që po bëjnë mjekët e familjes për ndjekjen dhe trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Gjithashtu, Manastirliu u shpreh se vazhdon vaksinimi falas kundër gripit i grupeve në riks në të gjitha qendrat shëndetësore, duke e konsideruar këtë një ushtrim të mirë në pritje të ardhjes së vaksinës anti-covid.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …