Wednesday , 22 January 2020
Breaking News

SISTEMI I KALDAJAVE JASHTE FUNKSIONI

Edhe këtë dimer një pjese e shkollave në qytetin e Lezhës kanë probleme me ngrohjen. Edhe pse janë ndërtuar vitet e fundit në gjimnazin “Hydajet Lezha” dhe shkollen 9-vjeçare “Nënë Tereza” sistemet e kaldajave janë jashtë funksioni, ndërsa edhe në ato shkolla ku funksionon nxënësit thonë se ndizen shumë radhe. Në këto kushte ata janë detyruar që ta sigurojnë vete ngrohjen me mjete rrethanore nëpërmjet korentetit, por duke qenë se temperaturat janë ulur ndjeshem klasat janë shumë të ftohta.

Problematika është e njohur edhe për Zyren e Arsimit Parauniversitar në Lezhë.Drejtori Luan Dalipi thotë se bashkia ka bërë përpjekje për vënien në funksion të kaldajave në shkollat ku nuk funksionon, por ka qenë e pamundur.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë Elson Frroku, thotë se në dy shkollat ku mungon ngrohja kaldajat nuk kanë funksionuar që prej ndërtimit të tyre dhe bashkia nuk ka mundur ende për ti vënë në funksion.

Lexoni dhe kete

OSHEE ZBARDH BILANCIN E SAJ PËR 2019

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar një njoftim zyrtar nëpërmjet të cilit tregon …