SISTEMIM – ASFALTIM I RRUGËS SË VARREZAVE NË MALI HEBAJ

Një rrugë e re nga fillimi po ndërtohet në fshatin Mali Hebaj të Njësisë Administrative Berdicë në Bashkinë Shkodër. Fondi 12,3 milion lekë të reja nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, do të transformojë rrënjësisht një rrugë, në të cilën mund të lëvizej vetëm me mjete të larta bujqësore.

Rruga e varrezave në fshatin Mali Hebaj, me një gjatësi 700 metër linear, parashikon një sipërfaqe asfalti 2600 metër katror dhe vepra të tjera arti, si edhe sinjalistikë vertikale e horizontale.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …