Monday , 18 November 2019

SISTEMIM – ASFALTIM I RRUGËVE TË BRENDSHME NË GURIN E ZI

Rruga e Xhamisë dhe rruga “Loro Nodaj” kanë nisur të rikonstruktohen në Njësinë Administrative Guri i Zi. Në Rrugën e Xhamisë parashikohet 1250 metër katror asfalt dhe ndërhyrje të tjera, ndërsa në rrugën “Loro Nodaj” projekti parashikon 2020 metër katror asfalt, linjë kanalizime ujra të bardha- KUB 110 metër linear, mure mbajtës dhe tumbino, etj. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi tha se do vijojmë ndërhyrjet pavarësisht mungesës së mbështetjes së qeverisë.

Ky është investimi i radhës me të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, me një fond 11,5 milion lekë të reja në kuadër të sistemimit dhe asfaltimit të rrugëve të brendshme.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i …