Saturday , 19 October 2019

SISTEMIM – ASFALTIM I RRUGËVE TË BRENDSHME SAMRISHT I VJETËR

Me një investim 14.5 milion lekë të reja nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, ka nisur sistemim- asfaltimi i rrugëve të brendshme të fshatit Samrisht i Vjetër në Njësinë Administrative Dajç. Projekti i Bashkisë Shkodër parashikon asfalt në sipërfaqe 2500 metër katror, profilim kanalesh, mure mbajtës, vepra arti si tombino dhe kuneta, vendosje bordurash për të përfunduar me sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Ndërhyrja realizohet në një zonë me densitet të lartë banorësh, duke krijuar lehtësi në lëvizshmërinë e njerëzve, mjeteve por edhe produkteve të zonës, në një rrugë me gjatësi 730 metër linear.

Lexoni dhe kete

MYFTIU I SHKODRËS THIRRJE DIPLOMACISË SHQIPTARE

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë …