Sunday , 23 February 2020
Breaking News

SISTEMIM – ASFALTIM NË RRUGËN MURIQAN – GORICË

Nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, ka nisur rikonstruksioni i rrugës Muriqan – Goricë, Loti 1, në Njësinë Administrative Ana e Malit. Është një rrugë me gjatësi 320 metër linear. Projekti i Bashkisë Shkodër parashikon sipërfaqe me asfalt 1320 metër katror, kanale betoni, mure mbajtës, vepra arti si tombino, kuneta etj.

Investimi me vlerë 15.4 milion lekë të reja, do të ketë impakt në një zonë, e cila në vitet e kaluara është përmbytur nga uji i shkarkuar nga hidrocentralet. Kjo ndërhyrje, do të ndikojë edhe në zbutjen e pasoja të mundshme, nëse do të ketë situata në vitet që do të vijnë.

Lexoni dhe kete

“KUR T’MBET DOPJOGJASHTA”

Nën moton “Kur t’ mbet dopjogjashta” këtë të premte kanë startuar aktivitetet për karnavalet në …