Monday , 20 January 2020
Breaking News

SISTEMIM – ASFALTIMI I RRUGËS “HAMIDIJE”

Me një gjatësi 1.1 km, punimet e sistemim- asfaltimit të rrugës “Hamidije” në fshatin Shtoj i Vjetës në Njësisnë Administrative Rrethina, po shkojnë drejt përfundimit të plotë. Investimi me vlerë 18.2 milion lekë të reja është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës. Kryebashkiakja Voltana Ademi theksoi se investimet në njësinë Rrethina do të vijojnë.

Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera, janë kryer të gjitha punimet nëntokësore, për të vazhduar me sipërfaqen, asfaltimin dhe sinjalistikën vertikale dhe horizontale. Me përfundimin e punimeve, impakti do të jetë i ndjeshëm për një zonë me densitet të lartë banorësh.

Lexoni dhe kete

AKU BLLOKON 4.032 TON MARMALATË NË HANI I HOTIT

Nga kontrollet e kryera prej Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar …