Monday , 26 February 2018

SITUATA E DEBORES, POLICIA E RENDIT DHE RRUGORE NE GATISHMERI

Ulja e temperaturave ka rikthyer deboren ne Qarkun e Shkodres. Gjatë orëve të natës në kete qark në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës. Keshtu, në aksin rrugor Tamar-Vermosh, nga Gropat Selcës – Vermosh, Bashkia Malësi e Madhe, është i kalushem me zinxhir për mjete të larta. Në aksin rrugor nacional Vau Dejës – Pukë ka patur prezencë të rreshjeve të deborës por nuk ka probleme për lëvizjen e mjeteve.

Nderkohe, nje situate e tille ka vene ne gatishmeri strukturat e policise se rendit. Mesohet se nga strukturat e Policisë së Rendit dhe asaj Rrugore janë shtuar masat dhe po monitorohet situata për çdo problem për t’i ardhur në ndihmë të qytetarëve. Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon të evitohen lëvizjet e pa nevojshme, dhe të tregohet kujdes nga çdo drejtues automjeti në drejtimin e mjetit si dhe për çdo problem apo thirrje për ndihmë të telefonojnë falas në nr 129.

Lexoni dhe kete

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCE GJATE MUAJIT SHKURT

Muaj shkurt ka sjellë fluks pacientesh në urgjencen e Spitalit rajonal të Lezhës.Mbi 80 përsona …