Temperaturat e ulëta kanë përfshirë Qarkun e Shkodrës prej disa ditësh. Situata në qytetin e Shkodrës duket e qetë, edhe pse temperaturat në mbrëmje arrijnë deri në -1° C.
Ndërkohë, vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore. Trashësia e dëborës në zonën e Thethit arrin në 20 – 30 cm. Sipas banorëve, që prej ditës së djeshme ka shkëputje të internetit.
Ndërkohë, temperaturat në këtë zonë arrijnë deri ne -10° C. Por, e veçanta këtë vit është se në Theth rruga vijon të jetë e hapur, ndryshe nga vitet e tjera që bllokohej për disa muaj.
Këtë vit, situata është ndryshe dhe në terren janë 4 borëpastruese për te bërë të mundur që rruga të qendrojë e hapur.