SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia Shkodër ka informuar për situatën e përmbytjeve në territorin e saj. Kështu, sipërfaqja totale e përmbytur vijon të jetë mbi 1400 hektarë tokë.

Në njësinë Ana e Malit, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta.

Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 90cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.

Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar, Darragjat. Eshtë e pa kalueshme me mjete të ulëta segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Në njësinë Guri i Zi, vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njësinë Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit), Baks i Ri, Luarz.

Në njësinë Bërdicë, vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 hektarë.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …