Wednesday , 17 January 2018

SITUATA E RESHJEVE NE BASHKINE SHKODER

Bashkia Shkoder ka publikuar raportin e rradhes ne lidhjen me situaten e reshjeve ne territorin e saj. Keshtu: në qytetin e Shkodrës situata paraqitet normale. Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm me përjashtim të disa ndërprerjeve të herëpashershme. Nuk ka probleme me kullimin e rrugëve në qytet dhe rreth qytetit. Ka shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit.

Nderkohe në njësinë administrative Shosh nuk ka furnizim me energji elektrike . Vazhdon problematika në HC e Ndërlysës. Ka pasur rënie dëbore në sasinë rreth 20-30cm. Prej katër ditësh po punohet për sistemimin për heqjen e dhenrave dhe ineteve nga rrështitjet dhe për pastrimin e rrugës nga dëbora në në segmentin Plavra-Kir-Mali Shoshit. Deri në darke rruga dom të bëhet e kalueshme për mjetet në të gjithë rrugën Prekal-Kir-Mali i Shoshit-Breg Lumi. Mësimi zhvillohet në shkollën Ndreaj, ndërsa në Palaj e Nicaj nuk mund të frekuentohet si pasojë ë rritjes së përrenjve dhe dëmtimit të urave të këmbësorëve. Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Pult nuk ka furnizim me energji elektrike.

Ndersa, ne njesite e tjera administrative te Bashkise Shkoder situata paraqitet e qete dhe nuk ka probleme me energjine elektrike dhe ujin e pijshem. Bashkia Shkodër po vlerëson nevojat për veshmbathje dhe ushqime për familjet më në rrisk dhe të varfëra dhe ndërkohë po asiston ato që kanë kërkuar ndihmë.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …