Sunday , 17 December 2017
Breaking News

SITUATA E RESHJEVE TE DEBORES NE QARKUN SHKODER

Edhe mbremja e se Henes eshte shoqeruar me reshje debore në zonat malore. Në njësinë administrative Shosh, Pult dhe Shosh  nuk ka furnizim me energji elektrike, si pasoje e problematikes në HC e “Ndërhysës”. Ka pasur rënie dëbore në sasinë rreth 20-30cm ne Njesine Shosh. Prej katër ditësh po punohet për sistemimin për heqjen e dhenrave dhe ineteve nga rrështitjet dhe për pastrimin e rrugës nga dëbora në në segmentin Plavra-Kir-Mali Shoshit. Fadromat që po punojnë në rrugën e Dukagjinit do të vazhdojnë punën nga Bregu i Lumit në fshatin Theth për  krijimin e aksesit përmes kësaj rruge të banorëve në fshatin Theth.

Aksi Qafe Thore-Theth ka 50cm debore, rreshqitje guresh dhe dherash dhe dalje te perrenjve ne rruge i pakalueshëm. Aksi Shkoder-Breg Lumi ne vendin e quajtur Mali Shoshit ka rreth 30 cm debore (I kalueshem me veshtiresi vetem me zingjire). Theth-Bregu I Lumit I bllokuar ka rreth 20cm debore, ka rreshqitje dheu dhe guresh. Aksi rrugor Gropat e Selces-Vermosh i kalueshem me zinxhire ka rreth 50cm debore; po punon një borëpasatruese për ta mbajtur hapur kete aks.

Ne bashkine Pukë – Fushë Arrës, aksi rrugorë Qafë Mali ka rreth 15 cm dëborë po punojn borpastrueset dhe kalohet pa probleme. E njejta situate eshte edhe ne akset rrugore  Qafë Mali –Dardh –Fierzë,  Qafë Qelë – Fushë – Arrëz, Aksi rrugor  Hadroj – Qafë-Benë dhe Fushë-Arrëz – Iballë. Nderkohe,  DAR Shkoder njofton se ka filluar mesimi ne shkollen e mesme Iballe dhe ne 9-vjecaren e Fierzes.

Lexoni dhe kete

RRUGA E DUKAGJINIT, BANORET E ZONES KERKOJNE NDERHYRJE

Rruga e Dukagjinit vijon te jete nje problem serioz per banoret e kesaj zone. Per …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin