Friday , 21 February 2020
Breaking News

SITUATA E TËRMETIT, NDRYSHIME NË QEVERI DHE PRESIDENCË

Situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit e ka detyruar kryeministrin Edi Rama që ta shtojë kabinetin e tij me një ministri të re. Kreu i qeverisë ka propozuar Arben Ahmetajn si ministër shteti për rindërtim. Propozimin ia ka dërguar për emërim, kreut të shtetit Ilir Meta.

“Programi i rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e këshillit të ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e programit”, shkruan kryeministri Rama në Tëitter, duke publikuar edhe propozimin.

Ndërkohë, pas një ministri të ri në kabinetin “Rama 2”, tërmeti sjell ndryshime edhe në Presidencë. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës bën me dije se Kreu i Shtetit ka emëruar z. Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

Lexoni dhe kete

NGA RRËZIMI I BUSTIT TË DIKTATORIT DERI MË SOT… NJËSOJ

Plot 29 vite më parë, 20 shkurt 1991 qytetarë e kryesisht të rinjtë, rrëzuan bustin …