SITUATA NE 24 ORET E FUNDIT NE QARKUN SHKODER

Reshjet e shiut dhe të borës nuk janë ndalur as gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tone. Kështu, në bashkinë Shkodër, aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Reshje dëbore kanë rënë gjatë së martës dhe këtë të mërkure.  Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore.  Në bashkinë Malësi e Madhe, aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë në vendin e quajtur Qafa e Bordolecit pasi ka rreth 40 cm dëbore. Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm.

Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore. Në bashkinë Vau Dejës, akset rrugore janë të kalueshme në zonat malore edhe pse ka pasur reshje dëbore. Në bashkinë Fushë-Arrëz, akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente rrugore kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur. Kalimi i automjeteve kryhet me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi ka rreth 20 cm dëborë. Po punohet për mbajtjen hapur të këtij aksi rrugor pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij.

Akset rrugore rurale të tjera që lidhin njësitë administrative të kësaj bashkie janë aktualisht të hapura dhe kalimi bëhet nga automjetet por është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Një fadromë e bashkisë vazhdon të punojë për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.

Lexoni dhe kete

HAPJA E SEZONIT TURISTIK NE VELIPOJE

Lojëra me dorë, Hendboll dhe Volejboll, si dhe muzikë me këngë e valle dhe me …