Thursday , 19 April 2018

SITUATA NE 24 ORET E FUNDIT NE QARKUN SHKODER

Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Shkoder ka patur rreshje intensive shiu në zonën e ultësirës, dhe rreshje dëborë në zonat malore. Prefekti i Qarkut Shkoder me sektorin e perballimit të emergjencave civile, ka monitoruar nga afer situatën në HEC e Vau-Dejësit si dhe ka zhvilluar një takim punë me komandantin e repartit ushtarak 1010 Vau-Dejës mbi kapacitet e nderhyrjes me forca të ushtrisë për çdo situatë të mundshme në ditët në vijim. Në takimin me drejtorin e Hec Vau-Dejësit, u vendos pas miratimit edhe të instancave më të larta, për ndërprerjen përkohsisht të shkarkimeve nga ky HEC.

Ne Njesine Ana Malit, sipërfaqia e përmbytjes ka pasur rënie, sipas informacioni të ardhur nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë sipërfaqja e përmbytur është 80 ha. Ne bashkine Malësi e Madhe, aksi rrugor Tamare – Vermosh, në vendin e quajtur Qafa Bardelecit ka 20 cm debore. Ne bashkine Pukë, qe prej mëngjesit të së martes është përfshirë nga reshjet e borës. Bashkia Pukë ka aktivizuar Shtabin e Emergjencave për kordinimin e situates.

Situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkohe reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësi i ka kaluar 20 cm. Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Edhe në bashkinë Fushë-Arrëz situata paraqitet e njejtë dhe rreshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe kesaj te marte.

Lexoni dhe kete

“KONTROLLET NE ZONEN E PREKALIT, JO VETEM PER KANABIS POR EDHE SEZONIN TURISTIK”

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Njesine Ana e Malit, per parandalimin e kultivimit te …