SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. Nëpërmjet një postimi në facebook, Ademi shkruan:

“Situata në territor nga dita në ditë po bëhet më e vështirë. Vetizolimi i detyrueshëm, ka krijuar probleme të thella sociale në përditshmërinë e qindra e ndoshta mijëra familjeve. Është emergjencë kombëtare që shteti të marrë përsipër përgjegjësitë, ashtu siç po ndodh në të gjitha vendet në Europë e më gjërë.
Është domosdoshmëri jetike të mbështeten fort:
Të moshuarit e vetmuar, pa të afërm që mund ti asistojnë dhe sot nuk lejohen të dalin nga shtëpitë.
Familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, ato në vështirësi sociale e ekonomike dhe që nuk kanë asnjë të ardhur.
Bisnesi i vogël, ai i mesëm por edhe i madh si garanci për rikthimin e normalitetit në vend pas përfundimit të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.
Mediat dhe gazetarët, të cilët këto ditë po japin një kontribut shumë të vlefshëm edhe pse duke rrezikuar mjaft.

Mbështetja duhet të jetë e njëtrajtshme dhe jo të ndalet vetëm tek mediat mëdha por edhe ato lokale. Burimi i të ardhurave kryesore të tyre janë reklamat dhe paralizimi i bisneseve, ka sjellë uljen drastike të të ardhurave për mediat, duke vënë në dyshim edhe rrogat e punonjësve siç thonë edhe shoqatat e gazetarëve.

Bashkitë e vendit, të cilat janë në limitet e përballimit të nevojës për ushqime dhe materiale bazë të higjienës përballë rritjes së përditshme të nevojës në territor. Të gjitha entet publike dhe private që janë goditur nga pandemia dhe që nesër duhet të rifillojnë aktivitetin social e financiar.

Vetëm kështu mund të garantohet rifillimi normal i jetës në të gjitha aspektet e saj, kur pandemia do të largohet. Përndryshe, rrezikojmë shumë, sidomos për të ardhmen.” – e mbyll postimin e saj Ademi.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …