SITUATA NE BASHKINE VAU DEJES NGA RESHJET E DEBORES

Pas shume oreve pune pa nderprerje, si dhe fale perkushtimit dhe menaxhimit sic duhet te situates se krijuar nga debora, Bashkia Vau Dejës ka bere te mundur qe pjesa me e madhe e rrugeve te territorit te saj të jene te zhbllokuara e per pasoje te kalueshme per automjetet. Pas pastrimit gjate gjithe nates se kaluar, gjendja ne njesine administrative Bushat, Hajmel dhe ne qytetin e Vau Dejes eshte normalizuar. Rruget jane teresisht te kalueshme dhe procesi mesimor ka filluar tashme . Edhe ne Njesine Administrative Vig Mnele, situata kete te premte eshte stabilizuar.

Shkollat jane hapur megjithate frekuentimi nga nxenesit eshte i ulet per shkak dhe te temperaturave te uleta. Nuk ka probleme me energjine elektrike. Levizja e makinave behet me veshtirsi por eshte e kalueshme. Ne Njesine Administrative Temal rruget jane te kalueshme, nuk ka probleme me energjine elektrike, trashesia e debores arrin deri ne 65 cm, ndersa shkollat vijojne te jene te mbyllura . Nderkohe Njesia Administrative Shllak vijon te jete me problematike. Debora atje shkon ne nga 60 cm deri ne 1 meter, e per pasoje rruget jane ende te bllokuara. Pjesa me e madhe e zones vijion te jete pa energji elektrike, gjithashtu shkollat jane te mbyllura. Megjithate Bashkia Vau Dejes do te jete ne monitorim te situates dhe ne gatishmeri per perballimin e situates se krijuar nga reshjet debores.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …