Friday , 19 January 2018

SITUATA NE QARKUN E SHKODRES NGA DEBORA

Në një njoftim të Prefekturës Shkodër bëhët e ditur situata e krijuar nga reshjet e dëborës së rëna gjatë 48 orëve të fundit në territorin e Qarkut të Shkodër. Ku sipas të dhënave të shtabit të emergjencave civile mësohet se në Bashkinë Shkodër problematike paraqitet situata në në njësitë administrative të Shalës, Shoshit dhe Pultit ku raportohet se ka prezence te ngricave në rrugët respektive duke vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve. Në Bashkinë e Malësisë së Madhe në njësinë administrative Kelmend rrugët janë të kalueshme ndërsa trashësia e dëborës arrin në rreth 15 cm.

Në njësinë Administrative Shkrel ka rreth 15 cm prezencë dëbore, akset rrugore janë të kalueshme. Në Qafe-Thore  trashësia e dëborës është 50 cm, po punon një fadromë dhe borëpastruese, momemtalisht ky aks eshtë i bllokuar. Në Bashkinë Vau i Dejes situata më e vështirë paraqitet në Njësinë Administrative Shllak ku tre fshatra janë pa energji elektrike dhe rruga e fshatrave është e bllokuar. Në njësin administrative Temal nuk ka probleme në qarkullim.  Situata në Bashkinë Fushë-Arrëz paraqitet pa probleme te karakterit emergjent, reshjet e dëborës kanë pushuar, por ka rënie te temperaturave.

Rrugët janë të kalueshme me përjashtim të disa akseve rrugore në të cilat nevoitet perdorimi i zinxhirëvë për automjete. Nga strukturat e emergjencave civile te Bashkisë Pukë informohemi se situata eshtë normale.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET LOKALE NE ULQIN NE “AUTOCHTHONOUS”

Autostrada Adriatiko-Joniane do kaloi nëpër bregdetin e Ulqinin duke u lidhur me Velipojën dhe më …