SITUATA NE QARKUN SHKODER NGA RESHJET E DEBORES

Reshjet e dëborës nuk kanë pushuar as këtë të enjte në Qarkun Shkodër. Në qytetin e Shkodrës nuk ka probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Është bërë shpërndarja e kripës, lirimi i rrugëve dhe pjesët kaluese të trotuareve në të gjithë akset kryesore. Janë të hapura të gjitha segmentet ndërqytetase dhe qendrat shëndetësore janë në funksion. Edhe në njësinë administrative Rrethina ka furnizim me energji elektrike. Në njësinë administrative Shosh rruga automobilistike nga fshati Kir deri në qendër të Njësisë është e pakalueshme.

Vazhdon rënia e dëborës me intensitet. Rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk ka njësi tregtare në njësi. Në njësinë administrative Bërdicë nuk ka probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Edhe në njësitë administrative Guri i Zi, Postrribë, Dajç dhe Velipojë nuk ka probleme me energjinë elektrike dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ndërkohë edhe në njësinë administrative Shalë ka energji elektrike, edhe pse reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet, ndërkohë rruga kryesore dhe mes fshatrave janë të bllokuara.

Në njësinë administrative Pult, reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet Rruga nga Prekali deri në fshatin Kir është e kalueshme me mjete të larta me zinxhirë. Në Bashkinë Vau Dejës trashësia e dëbores arrin në rreth 10-15 cm.  Njesia Administrative Temal vazhdon të jete pa energji. Ka nje itensitet të reshjeve të debores ku trashesia në disa fshatra arrin deri ne 60-70 cm. Rruga për në qender të Njesise (Koman) deri tani është e hapur.  Njësia Administrative Shllak rruga për në qender të njësisë e bllokuar si rezultat i itensitetit të reshjeve të dëbores të rëna gjatë gjithë dites deri tani dhe trashësisë së dëbores në disa vende arrin deri në 50 cm.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …