Dëmet në zonën e Obotit të Bashkisë Shkodër janë më të mëdha në bujqësi.
Një gjë e tillë pranohet nga vetë banorët e zonës, që shprehen se kanë shumë probleme.
Ato theksojnë se përmbyten nga shkarkimet e hidrocentraleve dhe jo nga reshjet e shiut.
Në territorin e Bashkisë Shkodër janë mbi 1800 hektarë tokë bujqësore të përmbytura.