Breaking News

SITUATA NGA RESHJET E DEBORES NE QARKUN E LEZHES

Fshatra e Njesive Administrative Selitë, Orosh dhe Fan në Mirditë vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora trashësia e së ciles arrin nga 50 deri në 70 cm.Banoret e këtyre zonave, nuk kanë asnjë mundesi komunikimi me qendra administrative, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka patur emergjenca Shëndetësore.Të dhënat janë bërë publike nga Specialisti i Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës, Ndrek Mhillaj i cili ka bërë një rezyme të situates të 24 oreve të fundit.Sipas tijë akset rrugore nacioanale janë të gjitha të kalueshme pa probleme.

Edhe proçesi mësimor ka nisur thuajse në të gjitha shkollat përjashto vetem zonat e thella që janë të bllokuara nga dëbora.

Që prej mëngjesit të dites së sotme reshjet e dëbores janë ndërprere në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, çka pritet të sjellë një përmiresim të situates.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …