Saturday , 28 March 2020

SITUATA PAS TËRMETITI NË VEND, RAMA KERKON…

Këshilli i Ministrave kërkon shtyrjen deri në 30 mars të vitit 2020 të gjendjes së fatkeqësisë së 26 nëntorit për qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë. Në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter, ku u regjistruan 51 viktima dhe pati dëme të mëdha të ndërtesa.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore, duhej të përfundonte me datë 28 dhe 29 dhjetor 2019.

“Objektivi i këtij projektvendimi janë garantimi i sigurisë së jetës së banorëve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura në këto zona si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilitetuese, në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e prekur,” thuhet në dokument. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave argumenton:

“Duke patur parasysh, që gjatë 30 ditëve të para pas tërmetit, përfundojë faza e kërkimit-shpëtimit dhe fillojë faza e verfikimit, përfundimi i fazës së verifikimit, hartimi dhe zbatimi i masave afatshkurtra të rregullimit të pasojave, me qëllim-sigurimin e jetesës së banorëve është baza e nevojës për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Duke patur parasysh, se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frenkuencë dhe me intensitet më të ultë vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës”.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, LEZHJANET INJOROJNE RREZIKUN

Edhe pse janë identifikuar disa raste në Lezhë, qytetaret duket se e kanë harruar coronavirusin. …