Wednesday , 18 September 2019

SITUATA POLITIKE NË VEND, FLET VOLTANA ADEMI

Kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Biselda Kadija ka dërguar shkresë zyrtare Gjykatës së Shkodrës të shpall të pa vlefshëm mandatin e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak Shkodër duke I hapur rrugë kështu KQZ-së për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Shkodër, sipas modelit të 30 qershorit. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi shprehet se është e pa mundur që historia të përsëritet me të njëjtën mënyrë bernda dy muajve dhe nëse kjo ndodh do ishte një rrezik shumë I madh.

Ndërkohë që Ademi vazhdon punën e saj në krye të Bashkisë së Shkodrës sipas një rutine administrative, nga ana tjetër po shihen modalitete që të bëhët zëvëndësimi i saj deri në zgjedhjet e reja. Ademi beson që do ketë zgjedhje të reja të cilat do plotësojnë standartet dhe do garantojnë lirinë e votës së qytetarëve.

Ademi shpreson që do ketë fillimisht një vendimarrje insitucionale nga Gjykata Kushtetuese e më pas nga gjithë institucionet tjera, deri tek vendimet politike. Ajo shprehet kundër cdo marrveshje politike që cenon pastrimin e sistemit që sipas saj është i kapur nga kriminaliteti dhe udhëhiqet nga ai, ndërsa sa i përket rikandidimit ajo shprehet se me rëndësi ka garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lexoni dhe kete

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë …