Friday , 30 October 2020

SK VLLAZNIA E FSHB NDEROJNË MARK BISHKASHIN

Kontributi i madh i Mark Bishkashit në sportin e boksit, fillimisht si sportist kampion e më pas si trajner në rifillimet e boksit në vendin tonë, ka qenë tërësisht i lënë në harresë, por vetëm deri sot.

Me një ceremoni shumë të thjesht të zhvilluar në banesën e tij, Sportklub Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Boksit i kanë akorduar atij një Mirënjohje për kontributin e dhënë për këtë sport. Të pranishëm kanë qenë edhe shumë figura të tjera të njohura të këtij sporti.

Fillimisht ka qenë trajneri Zef Gjoni që ka bërë një përmbledhje të karrierës së Mark Bishkashit si sportist dhe si trajner, por duke vlerësuar edhe faktin që Sportklub Vllaznia e Federata Shqiptare e Boksit u kujtuan për këtë figurë të njohur të boksit shkodran dhe atij shqiptar…

Ndërkohë Mark Kroqi dhe Florend Kalivopuli në emër të Sportklub Vllaznia dhe Federatës Shqiptare të Boksit kanë vlerësuar Mark Bishkashin për kontributin e dhënë në këtë sport…

Vetë Mark Bishkashi është parë tejet i emocionuar nga një nderim i tillë që i është bërë.

Ndërkohë, një nga boksierët e dalë nga duart e trajnerit Bishkashi ka qenë i mirënjohuri Sokol Buliqi i cili ka një vlerësim për njeriun që i dha mësimet e para në këtë sport.

Veprimtari të tilla si kjo e sotmja për Mark Bishkashin, sigurisht që institucionet pëkatëse duhet të organizojnë edhe për shumë figura të tjera, të cilat në fakt Shkodra I ka të shumta.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …