Thursday , 6 October 2022

SKANDALI ME MANIPULIMIN E VOTAVE NË VAU DEJËS

Skandalet me manipulimin e votave kane prekur dhe Bashkinë Vau Dejës. Pas deklaratave të Kryetarit të Partisë Demokratikë Dega Vau Dejës Agim Bushati ku hodhi akuza ndaj KQZ për falsifikim të pjesëmarrjes së qytetarëve në proçesin e votimit, këtë të hënë një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Duke iu referuar të dhenave nga vetë KQZ- JA shihet sesi kandidati I PS ne bashkine vau dejës, Mark Babani, të dielën është votuar më 5166, ndërsa mëngjesin e së hënës shpallet fitues me 6223 vota, duke shtuar kështu 1.107 vota.

Gjithashtu nga monitorimi i kryer ka rezultuar se kanë votuar 9.5 % dhe jo 13.33% që ka raportuar më herët KQZ. Ndërkohë i habitshem mbetet fakti se në procesin e numërimit të votave nuk ka rezultuar asnjë votë e pavlefshme, duke e konsideruar 100% të rregullt procesin e votimit, si asnjëherë më parë.

Lexoni dhe kete

HAPJA E NEGOCIATAVE, NGRIHET FLAMURI I BE PARA KRYEMINISTRISË

Në godinën e kryeministrisë është ngritur këtë të mërkurë flamuri i BE-së pas hapjes së …