Tuesday , 18 December 2018

SKEMA TË REJA LEHTËSUESE PËR FËRMERËT NË BUJQËSI

Në një prononcim për mediat, drejtori i bujqësisë në Qarkun Shkodër, Mustaf Kraja bëri publike miratimin e fondit të programit të bujqësisë për vitin 2018. Një program që siguron mbështetje financiare më të madhe nga çdo vit dhe kap një shifër prej 26 mld lekësh të vjetra. E veçanta e këtij viti është se kanë ndryshuar skemat e subvencioneve për fërmerët, duke pasur një dyfishim të këtyre skemave.

Por, ndryshimi më i madh këtë vit është aplikimi me dokumenta zero, duke eleminuar sorollatjet e fërmerëve nëpër zyra.

Sipas Krajës, 2018-ta pritet të jetë një vit ndryshe për fërmerët, ku mbështetja ndaj tyre do të jetë më e madhe dhe do të ketë më shumë produktivitet.

 

Lexoni dhe kete

“ARTI KUNDER DHUNES”

Në kuadër të projektit “Arti kundër dhunës”, Bashkia Shkodër ka organizuar pasditën e së premtes …