SKEMAT MBESHTETESE NGA AZHBR

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural ka prezantuar skemat mbështetëse për fermeret e Qarkut të Shkodrës. Në këtë mbledhje nuk ishin asnjë nga administratorët e njësive administrative të Bashkisë Shkodër. Ndërsa merrte pjesë edhe  Zv/ Kryeministrja Senida Mesi. Frida Krifca Drejtore e AZHBR u shpreh se nga 4000 fermen me NIPT aktiv në vitin 2017 kanë aplikuar vetëm 200 prej tyre, që sipas saj është një shifër shumë e ulët.

Fermerët të pranishëm në këtë prezantim u shprehen se mungesa e certifikatës së pronës është shkaku I përjashtimit dhe ata kërkojnë zgjidhje.

Nga ana e saj zv Kryeministrja Mesi u shpreh se janë bërë hapa përpara në këtë drejtim, ndërsa pranoi problemin në marrjen e certifikatës së pronësisë.

Mungesa e dokumentit të pronësisë së tokës është kusht perjashtues e ndërsa zona të tëra si Malësia e Madhe apo. Për qarkun e Shkodrës janë parashikuar rreth 2 milion euro për subvencionin në 51 skema. Ndërsa në total në dispozicion të fermereve për të subvencionuar me skemat mbështetëse është parashikuar një fond prej 20 milion euro.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …